Ndryshon çmimi i biletave për ndeshjen finale Gjilani – Prishtina

Çmimet e biletave për ndeshjen finale të Kupës së Kosovës që zhvillohet ndërmjet Gjilanit e Prishtinës kanë ndryshuar.

Çmimi i biletave në jug dhe veri do të jenë nga 2 euro, në lindje ato do të kushtojnë 3 euro, ndërsa në perëndim do të kushtojnë 5 euro.

Gjilani dhe Prishtina takohen me 5 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, për finalen e Kupës së Kosovës. Takimi fillon në ora 18:00