Ndryshimi i futbollistëve në 10 vitet e fundit (Foto)

Një nismë, nëse mund ta quajmë kështu, është bërë shumë “virale” në ditët e fundit.

Sidomos në rrjetet sociale, Facebook dhe Instagram, kanë plasur krahasimet e secilit në dy kohë: para dhjetë vitesh dhe tani. Kjo, e fokusar përmes fotosh.

Një “sfidë 10-vjeçare”, se cilës shumë nuk i kanë rezistuar. “# 10YearChallenge” po e rrit shpejtësinë edhe në Instagram e Twitter, me mijëra njerëz të përfshirë, mes tyre edhe persona të famshëm e publikë.

Konsiderohet si “sfida e plakjes”, edhe pse në foto, personazhe të ndryshme duken sot më të rinj se para 10 vitesh. Natyrisht, koha sfidohet në këtë rast nga evolucioni estetik i gjithfarshëm. Pjesëmarrësit thjesht vendosin dy foto, zakonisht krah për krah, të cilat kanë diferencë kohore të paktën dhjetë vite.

Ne po ndalemi te futbollistët, te disa prej tyre, që kanë ndryshuar rrënjësisht pamjen e jashtme të fytyrës, sa gati për të mos i njohur në versionin e para një dekade. Sot duken më “të lëmuar”, më të tonifikuar, pa njolla e rrudha në fytyrë.

A iu janë nënshtruar të tërë ndërhyrjeve estetike, sikurse është konfirmuar për Cristiano Ronaldon, fjala vjen? Përgjigjen mund ta japë secili prej jush, duke lexuar këtë shkrim dhe parë krahasimin përmes fotove të mëposhtme të të njëjtit futbollist.