Ndryshime të mëdha të motit arrijnë shpejt tek ne. Bëhuni gati. Ja kur pritet bora e parë në Kosovë

Një valë e ftohtë e masave ajrore polare do të godasë Evropën në fillim të dhjetorit, sipas parashikimeve më të fundit meteorologjike.

Ajo është shkaktuar nga një ngrohje e papritur stratosferike që shtyn ajrin e ftohtë nga Poli i Veriut më tej në jug drejt Evropës dhe madje mund të arrijë në pjesë të Afrikës së Veriut.

Kjo ngrohje e papritur e stratosferës rreth Siberisë gjithashtu mund të destabilizojë potencialisht të ashtuquajturën vorbull polare, një fenomen që mban ajrin e ftohtë afër Rrethit Arktik.

Bora e parë në Kosovë në zonat e ulëta pritet të bie më 8 dhjetor, por për shkak të temperaturave të lartë pritet të shkrihet shpejt, shkruan Ballkani.info.

Bora që do të bie në fillim të muajit të ardhshëm, nuk do të qëndrojë në zonat e ulëta, ndërsa bardhësia do të mbetet në zonat malore dhe kodrinore.  /Ballkani.info/