Ylli kosovar Xherdan Shaqiri e ka konfirmuar se nuk do të rikthehet më te kombëtarja e Zvicrës, ndërsa ndoshta do të udhëtojë për në Kosovë për ta shikuar ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës.

Tifozët zviceranë vazhdimisht e kanë kërkuar rikthimin e kapitenit të Baselit që kur njoftoi pensionimin nga “Helvetikët”, megjithatë një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë.

Shaqiri në një intervistë për “Tages-Anzeiger” e ka thënë haptas se nuk do ta shohim më në fanellën e Zvicrës.

“Atëherë do ta them tani: Po e hedhi poshtë (mundësinë që të luajë prapë për Zvicrën)”.