Ndodh për herë të parë në Champions, VAR-i anulon golin në Ajax-Real Madrid

Në “Amsterdam Arena” po luhet ndeshja e parë e 1/8-ave të finaleve të Champions League mes Ajaxit dhe Realit të Madridit.

Në minutën e 37-të holandezët shtangin kampionët e Europës. Nga një goditje këndi, është Tagliafico që shënon, duke kaluar Ajaxin në avantazh.

Por, për herë të parë aplikohet sistemi VAR dhe pas pamjeve filmike, goli anulohet për pozicion jashtë loje.