Kurrë nuk ishte parë që një lojtar ta niste lojën me një qëllim: Të presë çdo kundërshtarë që ngre zërin.

Kështu ndodhi në ndeshjen mes Amedspor (skuadër kurde) dhe Sakaryaspor në Kategorinë e Tretë në Turqi.

Një ndeshje që i kaloi kufijtë e normales, teksa futbollist Mansur Calar u fokusua nga kamerat që në fillim të ndeshjes teksa mbante një mjet prerës në dorë dhe e përdori në çdo moment kur situata ishte e tensionuar duke iu shkaktuar plagë kundërshtarëve.

Absolute madness from Turkish 3rd division football, a player from Amedspor (allegedly a Kurdish team) snuck a razor blade onto the pitch and attacked several opposition players during the match. pic.twitter.com/5XPPW3cCC2

— Kyle Glen (@KyleJGlen) March 3, 2019

Pamjet janë tronditëse, teksa në një moment kap nga fyti një kundërshtar dhe i shkakton disa prerje të lehta. Në fund të ndeshjes lojtarët kanë publikuar foto të plagëve të marra në fushë.