Ndodh mrekullia, i riu mbytet në Velipojë, por ndihma e vrojtuesit të plazhit e rikthen në jetë

Një ngjarje e rëndë është shmangur sot në plazhin e Velipojës, aty ku një 15 vjeçar u nxorr pa shenja jete nga uji.

Por falë ndërhyrjes të vrojtuesit të plazhit duke e rianimuar dhe më pas e ka transportuar atë për në qendrën më të afërt shëndetësore, i riu ka mundur të mbijetojë.

“Nje tjeter jete e shpetuar sot pasdite ne Plazhin e Velipojes. Fale nderhyrjes se shpejte te Vrojtuesit Rodens Lesha, i riu E.H i moshes 15 vjec eshte nxjerre menjehere nga deti pa shenja jete.

Rodensi i ka dhene ndihmen e pare duke e rianimuar dhe me pas, pasi ka arritur ti ktheje shenjat e jetes e ka transportuar te riun pa humbur kohe drejte qendres ambulatore me te afert.

Fale Zotit dhe nderhyrjes se menjehershme te Rodensit djali 15 vjecar eshte nen kujdesin e mjekeve dhe jashte rrezikut per jeten. Faleminderit Rodens, Zoti ta shperblefte!” shkruan Federata Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë”.

loading…