Ndodh edhe kjo! Vetura X5-a ‘futet’ në market dhe lëndon gruan që po blinte

Një aksident i rëndë dhe i pazakontë, por fatmirësisht pa viktima ka ndodhur sot pasdite në Vlorë.

Në rrugën që të çon për te fugonat e Kaninës, një makinë BMW X5 ka humbur kontrollin dhe ka goditur pjesën e jashtme të marketit.

Nga përplasja është lënduar një grua që po blinte ushqime në dyqan. Nuk bëhen me dije detaje të tjera lidhur me ngjarjen.