Ndodh edhe kjo: Në një ndeshje të futbollit në Jemen, në vend të bilbilit përdoret një kallash

Në rrjetet sociale është publikuar një imazh tronditës në të cilin disa fëmijë në Jemen luajnë një lojë futbolli ndërsa një i rritur vepron si arbitër me një AK47 të varur në krahun e tij.

Nga pamjet mund të shihet si fëmijët nuk merakosen se një i rritur mban një armë të llojit kallash, derisa ata vazhdojnë ndeshjen pa asnjë problem.