‘Ndjenjë si e fundit të botës’: Mbyllet edhe qyteti i tretë kinez, ndërsa coronavirusi përhapet edhe më tej – kriza ushqimore një kërcënim në rritje

‘Ndjenjë si e fundit të botës’. Kështu po vlerësohet gjendja e krijuar pas shpërndarjes së virusit vdekjeprurës në Kinë, pas së cilës tanimë qyteti i tretë është vendosur të mbyllet.

Kjo pasi që ekspertët paralajmërojnë se shpërthimi i coronavirusit mund të përhapet në nivele që nuk shihen që nga kriza e SARS-it.

Një qytet i tretë në Kinë po hyn në bllokim ndërsa zyrtarët luftojnë për të ndaluar përhapjen e coronavirusit vdekjeprurës të ri që ka vrarë 17 dhe ka lënë qindra të sëmurë rëndë.