Valmir Sulejmani

“Ndjenjë që më kishte munguar”, rikthehet Valmir Sulejmani në Kombëtaren e Kosovës

Valmir Sulejmani është ftuar në Kombëtaren e Kosovës nga Bernard Challandes për ndeshjet e qershorit.

Ai kishte kohë që nuk grumbullohej me ‘Dardanët’ dhe forma e mirë që ka treguar sezonin që lamë pas, ka shtyrë Challandesin ta fus në listë gjë që e ka gëzuar shumë sulmuesin shqiptar.

“Ndjenjë që më kishte munguar, i lumtur për rikthimin”, ka shkruar në Facebook Valmir Sulejmani.

25-vjeçari numëron katër paraqitje me Kosovën, nuk ka luajtur që nga viti 2016.

“Dardanët” kanë nisur të premten mbrëma përgatitjet në “Fadil Vokrri” para miqësores së 1 qershorit me San Marinon.

Pastaj, ata do të  marrin rrugën drejt Austrisë, ku më 4 qershor do të luajnë miqësoren tjetër me Maltën në Klagenfurt.

Pas këtyre ndeshjeve, Challandes do të ndërrojë pothuajse gjithë grupin dhe do të ftojë shumë lojtarë të rinj për dy miqësoret tjera, me 8 qershor kundër Guineas dhe me 11 qershor kundër Gambis.