Një 75-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksimit nga tymi.
I moshuari dyshohet se kishte ndezur zjarr në tokën e tij për të djegur mbetjet e prodhimeve bujqësore në Sukth të Durrësit.
Si pasojë e erës së fortë zjarri është përhapur dhe i ndjeri në përpjekje për të fikur zjarrin është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndërruar jetë, raporton tvklan.al.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.







