Elita e futbollit kosovar vazhdon në fundjavë me ndeshjet e xhiros së dytë, derisa vëmendja do të jetë prapë në Prizren.
Liria e pret Dritën skuadër kjo që edhe këtë edicion objketiv kryesor e ka titullin e kampionit. Gjilanasit e nisën mirë kampionatin duke e mposhtur Llapin dhe drejt stadiumin “Përparim Thaqi”, udhëtojnë me synim për të vazhduar me fitore. Në anën tjetër Liria që humbi në javën e parë ndaj Ballkanit, me tifozërin e zjarrtë që ka pret të marrë rezultat pozitiv këtë herë.
Sfidë joshëse do të ishte edhe ajo ndërmjet Gjilanit e Prishtinës, por duke e parë situatën tek Gjilanit atëherë mund të cilësohet një udhëtim i lehtë i prishtinasve në këtë vikend.
Kampioni aktual e pret Feronikelin derisa Llapi para tifozëve të vet pret fitore ndaj Dukagjinit. Këtë vikend debuton në Superligë edhe Fushë Kosova e cila në javën e parë nuk luajti pasi Gjilani nuk ishte gati për startin e kampionatit. Fushë Kosova do të jetë mysafirë I Malishevës. Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 17:00.







