Albi Mall Superliga

Ndeshje të nxehta na presin në mesjavë, Llapi me udhëtim shumë të vështirë

Këtë mesjavë zhvillohen ndeshjet e xhiros së  25-të në Albi Mall Superligë e cila sjell disa ndeshje shumë interesante.

Vëmendja do të jetë te përballja Malisheva – Llapi dy skuadra këto që po luftojnë për kreun e tabelës dhe dalje në në garat ndërkombëtare, shkruan Ballkani.info.

Malisheva në dy ndeshjet e fundit nuk pati përformancë të mirë duke u mposhtur dy herë radhazi nga Ballkani një herë për Kupë dhe një herë për pikë, kështu që këtë herë nuk guxon të dështojë. Në anën tjetër Llapi medoemos duhet të fitojë për ta ruajtur hapin në luftë për titull me Ballkanin e Dritën.

Ndeshje joshëse është edhe ajo ndërmjet Prishtinës e Dukagjinit derisa interesant pritet të jetë edhe përballja Feronikeli ’74 – Drita.

Më poshtë gjeni komplet orarin e ndeshjeve për këtë mesjavë.