Ndeshja Sivasspor – Ballkani do të transmetohet në këtë kanal televiziv

Ballkani sonte do ta zhvillojë ndeshjen e rrethit të tretë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Suharekasit kanë punë në udhëtim me ekipin turk, Sivasspor në stadiumin “Yeni 4 Eylul” me fillim nga ora 18:45.

Përballja ndërmjet Sivassporit dhe Ballkanit do të transmetohet direkt në SuperSport Kosova 2.

Pas dy takimeve të para në Grupin G, Sivasspori ka katër pikë në vendin e dytë.

Ballkani zë vendin e tretë dhe ka grumbulluar vetëm një pikë