Ndeshja e tij e fundit si gjyqtar, gjermani merr fanellën e Erling Haaland

Manuel Grafe e ka mbyllur karrierën si gjyqtar i Bundesligas në moshën 47-vjeçare.

Gjermani kishte fatin ta gjykonte ndeshjen mes Borussia Dortmund dhe Bayer Leverkusen (3-1) – pasi në fund mori një dhuratë nga Erling Haaland, shkruan IndeksOnlinehttps://streamable.com/e/tbps5t

Dy protagonistët ndërruan fanellat në fund të ndeshjes.

Haaland në këtë takim shënoi dy gola – duke çuar numrin e tij të shënimeve në 27 në Bundesliga këtë sezon.