Ndeshja e kthimit Klaksvik – Ballkani do të transmetohet në këtë kanal televiziv

FC Ballkani sonte luan duelin më të rëndësishme në historinë e tyre.

Kampioni i Kosovës, luan në udhëtim ndeshjen kthyese kundër Klaksvik nga Ishujt Faroe, në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Konferencës, sfidë që do të transmetohet në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sfida e parë mes këtyre dy skuadrave, e zhvilluar një javë më parë në ‘Fadil Vokrri’ ishte mbyllur me fitoren e skuadrës sonë (3-2).

Djemtë e Ilir Dajës janë afër të shkruajnë historinë duke kaluar në rundin e play-offit të kësaj garë evropiane.

Ballkani mbrëmë ka zhvilluar seancën e fundit para duelit të sontëm që pritet të jetë interesant pasi që do të përcaktohet skuadra kualifikuese për rrethin tjetër.

Atmosfera në taborin e Ballkanit është e mirë, dhe se lojtarët do të hyn në fushë për të bërë më të mirë.

Skuadra e cila do të kalojë në rundin tjetër do të përballet me skuadrën shqiptare, Shkupin.

Ndeshja mes Klaksvik dhe Ballkanit nis në orën 20:00.