Klubi i futbollit të femrave, Mitrovica e ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme sot.

Në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll, vashat nga Mitrovica u ndeshën me KFF Jakovën.

Ndeshja që u zhvillua në Mitrovicë i takoi vendasve me rezultat të thellë 19:0.

Me këtë ndeshje u mbyll edhe stinori vjestor në elitën e futbollit kosovar, në kategorinë e femrave.

Në këtë ndeshje vlen të ceket se shkëlqeu Kaltrina Biqkaj me shtatë gola të shënuar si dhe futbollistja Zeka me pesë sosh.

Kjo fitore e bën KFF Mitrovicën lidere në tabelë./Demokracia.com/