Milan dhe Lazio kanë dhuruar spektakël në ‘San Siro’, në fund mysafirët kanë shënuar një gol më shumë, çka do të thotë se kanë marrë pikët e plota në shtëpi.

Lazio e Thomas Strakoshës dhe Valon Berishës ka marrë pikët e plota në “San Siro”, duke e mposhtur 2-1 Milanin në një ndeshje ku dy skuadrat bënë lojë të hapur dhe dhuruan spektakël me raste të njëpasnjëshme.

Pas 25 minutave lojë në ‘San Siro’, ndeshja u zhbllokua me golin e mysafirëve. Ishte sulmuesi në super formë, Ciro Immobile, ai që realizoi për mysafirët.

Mirëpo, gjithçka ra në vend të vetin, kur Piatek reagoi për të shënuar për 1-1 në minutën e 28-të, për të ndezur atmosferën në ‘San Siro’, me të cilin rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, ashtu si në 45 minutat e pjesës së parë, sërish Milan dhe Lazio sulmuan me të gjitha forcat dhe kishin rastet e veta, por u shënua vetëm një gol, ai nga Correa në minutën e 83-të për 2-1, për t’ia dhuruar tri pikë Lazios.

Strakosha ishte titullar për Lazion dhe bëri paraqitje të mirë, derisa Valon Berisha i Kosovës vazhdon të vuajë për minuta. Ai qëndroi për 90 minuta në stol.

Pas kësaj humbje në ‘San Siro’, Milan gjendet në pozitën e 11 me 13 pikë, derisa Lazio ka hyrë në zonën Champions.

Skuadra e Inzaghit gjendet në pozitën e katërt me 21 pikë.

loading…