Një aksident trafiku ka ndodhur në natën e së dielës, në Prishtinë.

Disa vetura janë ndeshur me njëra-tjetrën në rrugën “Xhorxh Bush”, në udhëkryqin pranë katedrales “Nënë Tereza”.

Si pasojë e aksidentit, disa persona kanë pësuar lëndime, ka mësuar Gazeta Express.

Policia, e cila ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, nuk ka dashur të japë detaje rreth rastit.

Dyshohet se shkaktari kryesor i këtij aksidenti është larguar nga vendi i ngjarjes.

Edhe një ambulancë ka mbërritur shpejt në vendin e ngjarjes, për t’i dhënë trajtim mjekësor të lënduarve.

Gazeta Express ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes, në të cilat shihet se veturat e përfshira në aksident kanë pësuar dëme të konsiderueshme.