Ndërtesat ‘shpërthejnë’ në flakë pas tërmetit të fuqishëm. Pamje të rënda të të vdekurve VIDEO LIVE

Tërmeti me magnitudë 6.8 të shkallës rihter që tronditi natën e sotme Turqinë, përveç ndërtesave të shembura, ka shkaktuar dhe zjarre.

Pamje të frikshme vijnë nga qyteti Elazig, ndërsa raportohet për 4 viktima deri më tani.

Nga video e publikuara në rrjetet sociale, duket një zjarr i përmasave të mëdha që ka përfshirë një pallat në këtë qytet.

Sipas raportimeve lokale, forcat e kërkim-shpëtimit ndodhen në terren dhe po punojnë për shpëtimin e njerëzve. Deri më tani raportohet për 84 persona të plagosur.