Ndërtesa 85 metra si koka e Skënderbeut në Tiranë, The Guardian i dedikon një shkrim

Një ndërtesë me profilin e Skenderbeut është propozimi i fundit i ariktektëve holandezë të MVRDV-së, për ta transformuar Tiranën. Por jo të gjithë janë të lumtur me planet e kompanisë holandeze, shkruan prestigjiozja britanike, The Guardian.

Me hundën e tij të veçantë dhe mjekrën e lëshuar, heroi kombëtar shqiptar, Skenderbeu, është parë prej kohësh në rrugët dhe sheshet e vendit. Luftëtari i njohur si “dragoi i Shqipërisë”, vrasësi i osmanëve, gjendet në monumente dhe hapësira të ndryshme; shtati i tij imponues dhe sytë e tij të zjarrtë mbajnë shikimin kah toka, për të cilën ai luftoi në shekullin e 15-të.

Tani fytyra e tij do të duket më e madhe se kurrë më parë në kryeqytetin e Shqipërisë. Kanë nisur ndërtimet në një bllok 85 metra i lartë, që pritet të ketë apartamente, zyra e dyqane. Objekti është dizajnuar të duket koka e Skenderbeut. Kështu e përshkruan The Guardian projektin e radhës, që pritet të ndërtohet në qendër të Tiranës.

Imazhet e projektit paraqesin një kullë të bardhë amorfe, të rrethuar me ballkone, që vërshojnë brenda dhe jashtë, për të krijuar një përafrim të madh të karakteristikave të heroit, duke formuar profilin e tij në horizont, me beton dhe xham.

Banorët e pasur do të mund të shikojnë prej syve të luftëtarit, të dalin në veshët e tij, ose të darkojnë në fund të hundës së tij – prej ku do të rrjedh gjelbërimi.

Plani sureal është punim i arkitekteve holandezë MVRDV, të cilët nuk janë të panjohur në projektimin e ndërtesave të mëdha në forma të reja, të cilat preferojnë t’i quajnë “projekte figurative skulpturore”.

Kodra e mermertë në Londër, që ndoshta i kushtoi konservatorëve me udhëheqje në qarkun lokal, ishte e fundit në linjën e gjatë të krijimeve vizatimore, që duket sikur janë marrë nga një dyqane të lodrave.

Arkitektet e kanë dizajnuar një muze në formë fluskave gjigante, një depo magazinimi në formën e një ene të sallatës nga Ikea, dhe një kompleks apartamentesh në formë të shkronjave që formojnë fjalën HOME (shtëpi). Por, duket se e kanë ruajtur metaforën më banale për Ballkanin, ndoshta duke supozuar se pak nga klientët dhe kritikët e tyre do t’i shohin këto ndërtesa.

Në The Guardian përmendet edhe një objekt tjetër në Tiranë që është projektuar nga të njëjtit dizajnerë holandezë.

Por shumë nga banorët nuk janë të sigurt për ndjesinë e vendit që po krijohet nga Winy Maas dhe arkitektët e tjerë ndërkombëtarë që kanë shkuar të riformojnë qytetin, shkruan The Guardian.

Value engineered … Downtown One under construction, with its relief map greatly reduced.

Dy vila historike janë rrënuar, për t’i bërë vend rrokaqiejve në Tiranë në vitin 2020, kur qyteti ishte i mbyllur nga pandemia. Në artikull përmendet edhe rrëzimi i Teatrit Kombëtar, që datonte prej vitit 1930, i cili u rrëzua për t’i lënë vend projektit zëvendësues të arkitektit danez, Bjarke Ingels.

“E ardhmja e Tiranës do të jetë me plotë rrokaqiej fantazma”, thotë Vincent WJ van Gerven Oei, një shkrimtar holandez që jeton në Tiranë prej 12 vitesh dhe e ka parë nga afër zhvillimin e qytetit.

“I dua MVRDV-në. Gjerat që i ndërtojnë në Holandë janë nga më të pëlqyerat e mia – por, pastaj, erdhën në Shqipëri dhe u bën trapa të fëlliqur. Ata mendojnë se mund t’ia hedhin me një projekt koti, duke kontrolluar të gjitha budallallëqet nacionionaliste që mund t’i mendosh”.

Në një ligjëratë të vitit 2018, kur disa prej rrokaqiejve ishin duke u ndërtuar, Maas foli për dizajnimin e një ndërtese në formën e hartës së Shqipërisë.

“Pata një diskutim me disa politikanë evropianë”, ka thënë ai.

“A është nacionalizmi i keq apo i mirë? Por, Shqipërisë i duhet ai, të tregojë që ai është joshës dhe në fakt, është mjaft i mirë”.

The original vision for the Toptani shopping centre …
Projekti i qendres tregtare “Toptani”, i dizajnuar nga arkitektët holandezë.
… and the drastically watered down reality of the mall as it stands.
Pamja e objektit të ndërtuar