Ndërpritet ndeshja mes Evertonit dhe Newcastle, tifozi lidh vetën për shtylle (Video)

Momentalisht është duke u zhvilluar ndeshja mes skuadrës së Evertonit dhe asaj të Newcastle, ku rezultati qëndron i barabartë 0:0.

Të dy skuadrat ende nuk kanë arritur ta gjejnë golin në “Goodison Park”, ndërsa në minutën e 49’ të ndeshjes ndodhi diçka e papritur në fushë.

Bëhet fjalë për një tifoz i cili zbulohet të jetë protestues kundër përdorimit të vajit, ku gjatë ndeshjes hyn në fushë dhe lidh vetën për shtylle në shenjë proteste.

Ndeshja menjëherë u ndërprit nga gjyqtari në fushë, ku kishim një pauzë deri në minutën e 57’ për shkak të këtij incidenti.

Videon e gjeni më poshtë.