Ndërpritet miqësorja Liria – Dukagjini, sulmohet gjyqtari

Kjo javë është e rezervuar për ndeshjet e kombëtareve, çka ka bërë që Superliga të pushojë dhe klubet për ta mbajtur sa më mirë formën e lojtarëve kanë preferuar ndeshje miqësore, por ja që jo të gjitha kanë kaluar sipas parashikimeve.

Zëri mëson se miqësorja e zhvilluar sot në Prizren, ndërmjet Lirisë dhe Dukagjinit nuk e ka gjetur fundin, kjo pasi një lojtar vendas i ka sulmuar gjyqtarët, çka edhe ka quar në ndërprerje të ndeshjes.

Ndeshja është ndërprerë në pjesën e dytë te rezultati 0:0.

loading…