Ndërpritet derbi i zjarrtë ndërmjet Trepçës e Prishtinës

Basketbolli kosovar asesi të gjejë qetësi. Ndeshja derbi ndërmjet  Trepçës dhe Prishtinës, që po zhvillohet në Mitrovicë, është ndërprerë në fund të çerekut të tretë.

Prishtina po udhëheq me rezultat bindës 36:72. Kjo nuk i ka pëlqyer tifozëve vendës. Ata kanë filluar me hedhje të gjësendeve në parket dhe kanë ofenduar në kor, kryesisht nga Federatës së Basketbollit dhe kryetarit të saj, Arben Fetahut.

Delegati i ndeshjes ka vendosur për zbrazje të sallës