Ndërpriten stërvitjet te Barcelona

Barcelona ka pezulluar stërvitjen e planifikuar për ditën e premte, pasi UEFA ka vendosur të shtyjë ndeshjet e Ligës së Kampionëve të javës së ardhshme.

UEFA përmes një komunikate bëri të ditur se janë shtyrë ndeshjet e parapara të zhvillohen në të martën dhe mërkurën e javës së ardhshme.

Me të marrë këtë lajm, Barcelona ka vendosur të pezullojë stërvitjen e ditës së premte.

Lojtarët ishin mbledhur në qendrën stërvitore për t’u përgatitur për ndeshjen kundër Napolit në Ligën e Kampionëve, por shtyrja e ndeshjeve ka bërë që planet të ndryshojnë, dhe lojtarët janë rikthyer në shtëpi te familjet e tyre.