Ish-futbollisti dhe trajneri i mirënjohur nga Gjakova, Iliaz Sina ka ndërruar jetë.

Sina ka qenë udhërrëfyes për futbollistë, trajnerë e gjenerata të futbollit kosovar me dekada.

Ai ka qenë trajner për një periudhë edhe te FC Prishtina (gjeneratat e reja).

“Klubi jonë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Sina, miqëve të tij dhe mbarë komunitetit të futbollit”, ka shkruar FC Prishtina në Facebook.

Kujtimi i tij në historinë e futbollit shqiptar do të mbetet i paharruar.

U prehtë në paqe!