trajneri brazilian

Nderimi special, Sylvinho bëhet zyrtarisht shqiptar

Gjatë mbrëmjes Gala “Më të Mirët 2023” të organizuar nga FSHF, trajneri i Kombëtares Sylvinho, është bërë zyrtarisht shtetas shqiptar.

Kjo gjë u bë e mundur në mbrëmjen gala të organizuar nga FSHF-së, në praninë e Presidentit, Bajram Begaj, Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të FSHF-së, Armand Duka.

Pas Gianni De Biasit, Sylvinho është trajneri i dytë i huaj që dekretohet si shtetas shqiptar. Një moment me të vërtet special që ka emocionuar edhe brazilianin.