Gjilan

Ndalohet një i dyshuar në Gjilan, i mori të dëmtuarës 24 mijë euro që shteti i dha për babanë e burgosur politik

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar të dyshuarin B.K, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

B.K dyshohet se në vitin 2003 ka arritur ti nxjerrë këto mjete financiare nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ku shuma 24 mijë euro ishte depozituar në llogarinë e tij, mirëpo i njëjti për këtë nuk e kishte informuar të dëmtuarën, edhe pse njëjta vazhdimisht ishte interesuar.

“Dyshohet se i njëjti, me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur besimin tek e dëmtuara L.G., në atë mënyrë që nga ajo kishte marrë autorizim që të vepronte në emër të saj, në mënyrë që t’ia siguronte mjetet financiare të babait të saj, si ish i burgosur politik në burgjet e Jugosllavisë, ku për këtë shërbim kishte kërkuar 20% nga shuma totale e kompensimit”, njofton Sistemi Prokurorial në Gjilan.