Një person është shoqëruar për intervistim në stacion policor pasi kishte tentuar t’i japë ryshfet 10 euro një polici.

Ngjarja ka ndodhur në orën 12:00 të shtunën në pikën kufitare në Merdar.

I ndaluari ishte ngasës i autobusit.

Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.