A.C 38 vjeçar u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm në Vitomiricë të Pejës.
Prokuroria themelore bën me dije se viktima është goditur për vdekje nga një makinë, njofton Klan Kosova.
Shkodran Nikçi nga Prokuroria për klankosova.tv ka thënë se për këtë rast është ndaluar një i dyshuar për 48 orë.
“Prokurori i Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore të Pejës, ka ndaluar një person me dyshimin se ka shkaktuar aksident me pasoja fatale përkatësisht ka goditur personin e gjetur sot pa shenja jete. I dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë për shkak të dyshimit se kishte për kryer dy vepra penale “Rrezikim i trafikut publik” nga neni 378 të kprk së dhe “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik” nga neni 382 të KPRK”.
Nikçi deklaroi se ndaj të njëjtit brenda afatit ligjore, Prokuroria do bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.







