Ramush Haradinaj

Ndalimi i policëve nga Serbia, Haradinaj: Duhet ultimatum për lirimin e menjëhershëm të të gjithëve, Kosova të veprojë me reciprocitet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas ndalimit të disa pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga Serbia.

Haradinaj në një postim në Facebook e ka ruajtur reagim inert dhe vetëm deklarativ shtetëror të Kosovës për arrestimin e zv/drejtorit të Policisë, Dejan Jankoviq dhe policëve të Kosovës në Serbi.

Ai thotë se kjo shpërfaq mungesën e mbështetjes serioze dhe pasigurinë për pjesëtarët e komunitetit serb në institucionet e sigurisë së Kosovës.

“Qeveria, Presidenca, MPB dhe MPJ do duhej të japin ultimatum të prerë për lirimin e menjëhershëm të tyre, në të kundërtën edhe Kosova do të veprojë me reciprocitet ndaj pjesëtarëve të institucioneve të sigurisë të Serbisë, kurdo që hyjnë në territorin e Kosovës”, shkruan Haradinaj.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot paradite tha se sipas informacioneve të fundit, katër zyrtarë policorë të Kosovës, që po mbaheshin Serbisë, janë liruar.

Kurti ka thënë se i ndaluar vazhdon të mbetet vetëm zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq. 

VIDEO BONUS: