Ndalet Roma dhe rrezikon Championsin, nuk e shfrytëzon gabimin e Interit (VIDEO)

Roma ka barazuar 1-1 me Genoan në xhiron e 35 dhe tani rrezikon seriozisht të zë vend në top katërshe për Ligën e Kampionëve. Tri xhiro para fundit të sezonit, Roma gjendet në pozitën e pestë me 59 pikë, tri më pak se Atalanta në pozitën e katër dhe katër më pak se Interi në pozitën e tretë.

Përderisa tashmë puna e titullit është kryer, e ka fituar Juventusit për herë të tetë me radhë – në Serie A është duke u bërë luftë për zonën Champions League, raporton Gazeta Express.

Atalanta po lufton fuqishëm për Champions League dhe këtë e vërtetoi me triumfin ndaj Lazios duke poshtuar pozitën e katërt.

Por, në këtë xhiro, ka gabuar Roma, duke barazuar 1-1 me Genoan.

Sulmuesi italian, El Shaarawy, shënoi gol në minutën e 82’ për 1-0 dhe për t’i dhënë shpresa mysafirëve që t’i afrohen edhe më shumë zonës Champions.

Por, në minutën e 90’, Romero shënoi për 1-1 për t’i shkuar mysafirët.

Kështu, tri xhiro para fundit të sezonit, Roma gjendet në pozitën e pestë me 59 pikë, tri më pak se Atalanta në pozitën e katër dhe katër më pak se Interi në pozitën e tretë.