Klubi më i trofeshëm në vend, FC Prishtina ka njoftuar sot për ndarjen nga jeta të tifozit më të flaktë të saj, Azem Gicolli.

Ata që kanë ndjekur ndeshjet e Prishtinës, nuk kanë sesi të mos e njohin Azemin i cili ishte prezent në do ndeshje të saj si vendas ashtu edhe mysafirë, madje ai njihet që ka ardhur nga gurbeti vetëm për ta ndjekur një ndeshe të Prishtinës.

“Lamtumirë, Azem 💙

Tē pikëlluar nga ndarja prej jetës të adhuruesit ndër më të vjetër të klubit, i shprehim ngushëllime më të dashurve të Azem Gicollit.

Pusho nē paqe, Azem 🕊”, ka shkruar FC Prishtina. /Ballkani.info