Ndahen në paqe Dortmundi e Barça

Dortmundi dhe Barcelona kanë barazuar pa gola në ndeshjen e parë të Grupit F në ligën e Kampionëve.

Vendasit patën më shumë raste në ndeshje, ndërsa më të mirin e pati Marco Reus, por që s’u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 57-të. Gjuajtja e tij u prit me sukses nga Marc-Andre ter Stegen.

Te Barça në këtë ndeshje u rikthye nga lëndimi Lionel Messi. Ai u inkuadrua në minutën e 59-të në vend të Ansu Fatit.

Të gjitha ekipet në Grupin F, pas xhiros së parë, kanë nga një pikë. Pos Dortmundit e Barçës, më herët Interi barazoi 1 me 1 me Slavia Pragën.

loading…