Rivali i Courtois

Navas nuk dorëzohet, dëshiron të qëndrojë te Real Madridi

Keylor Navas nuk ka ndërmend që të ngrejë flamurin e bardhë në favor të Thibaut Courtois.

Portieri nga Kosta Rika deklaroi pas sfidës në Kupë përballë Barcelonës se nuk do të largohet nga kampionët e Europës, pavarësisht se ka patur pak minuta në formacion gjatë këtij sezoni.

Navas theksoi se nuk ka asnjë aryse për t’u larguar dhe se është gati për të dhënë gjithçka në fushë, sa herë që ai do të thirret për të luajtur.

32-vjeçari humbi vendin e titullarit te Real Madridi pas afrimit të Courtois nga Chelsea, duke luajtur vetëm në 13 takime në të gjitha kompeticionet.