Navas arrin te PSG-ja, pritet zyrtarizimi

Keylor Navas thuhet se e ka nënshkruar kontratën te Paris Saint-Germian, duke e kompletuar kështu kalimin nga Real Madridi.

Portieri kosta-rikan do t’i bashkohet kampionit në Ligue 1 për shumën e 13.5 milionë euro, siç bën të ditur L’Equipe.

Navas do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me klubin nga Parisi, ku do të fitojë gjashtë milionë euro neto në sezon.

Klubi i Ligue 1 do ta dërgojë në huazim, Alphonse Areolan, si pjesë e marrëveshjes për portierin e kombëtares së Kosta Rikës.

Keylor do t’i thotë lamtumirë Madridit pas pesë sezoneve dhe 162 ndeshjeve.

loading…