Navalny në përvjetorin e dytë kur u helmua me Novichok: Kremlini u inatos me faktin se mbijetova

Kritiku i burgosur i Kremlinit, Alexei Navalny, ka publikuar një deklaratë në faqen e tij në Twitter në përvjetorin e dytë që kur u helmua me agjentin nervor Novichok.
Në një deklaratë, Navalny, i cili u dënua me nëntë vjet burg pasi u shpall fajtor për mashtrim në shkallë të gjerë dhe përbuzje të gjykatës, tha se “asnjë hetim zyrtar” nuk ishte ndërmarrë, transmeton Telegrafi.

Ai vazhdoi të pretendonte se forcat e FSB-s ishin përgjegjës për disa përpjekje të pasuksesshme helmimi si rasti i tij dhe kjo ishte “me shumë mundësi vetëm maja e ajsbergut”.

“Kremlini u inatos aq shumë me faktin se mbijetova, sa fillimisht më burgosi për 3.5 vjet dhe më pas ma zgjatën dënimin në 9 vjet”, tha ai.

“E gjithë kjo situatë ka ekspozuar si vetë Putinin ashtu edhe sistemin e tij në një masë të tillë që ka treguar jo vetëm kriminalitetin, por edhe mosfunksionimin dhe dështimin e regjimit të tij, që padyshim ka pasur një ndikim të thellë në të gjithë sistemin politik të Rusisë”.

“Ky sistem ka hedhur poshtë çdo maskim dhe deri në fund të janarit 2021 është bërë plotësisht represiv dhe autoritar pa asnjë