Misioni Paqeruajtës i NATO-s ka deklaruar se në Kosovë ende ka ndonjëherë tensione.
Përmes një postimi në Tëitter, ky mision ka bërë të ditur se situata në Kosovë është shumë më e qetë se dikur por se ndonjëherë ka tensione.
“Situata në Kosovë tani është shumë më e qetë se dikur, por ndonjëherë tensionet ende ndodhin. Kjo është arsyeja pse Forca e Kosovës e udhëhequr nga NATO është ende kyçe për sigurimin e stabilitetit në rajon”, thuhet në njoftimin e NATO-s, transmeton lajmi.net.
Postimi i plotë:
The situation in Kosovo🇽🇰 is now a lot calmer than it once was, but sometimes tensions still occur. That’s why the NATO-led Kosovo Force [@NATO_KFOR] is still key to providing stability in the region
— NATO (@NATO) February 2, 2022







