Raporti

NATO: Rusia do të vazhdoj të mbetet kërcënimi kryesor i Aleancës deri në vitin 2030

Rusia do të vazhdojë të paraqesë një nga kërcënimet kryesore të Aleancës Veri-Atlantike në dekadën e ardhshme.

Kështu thuhet në një raportin “NATO 2030: Së bashku për Epokën e Re”, të prezantuar nga NATO.

“Derisa Rusia vazhdon të pësoj rënie të fuqisë ekonomike dhe sociale, ajo është treguar e aftë për agresion territorial dhe ka të ngjarë të mbetet një kërcënim kryesor për NATO-në gjatë dekadës së ardhshme”, thuhet të raport.

“Rusia ka një arsenal ushtarak konvencional dhe armë bërthamore që përbën një kërcënim në të gjithë territorin e NATO-s, por është veçanërisht i theksuar në krahun lindor”, vijon raporti.

Aleanca e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili iu prezantua ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s e që do t’iu dorëzohet udhëheqësve të saj në një samit gjatë vitit të ardhshëm, pezulloi marrëdhëniet me Rusinë pas aneksimit të saj të Krimesë në vitin 2014.

Agresioni i vazhdueshëm rus në Ukrainë dhe Gjeorgji është shoqëruar me vendosjen e bazave ajrore dhe detare.

“Në Detin Mesdhe dhe Afrikë, Rusia ka përdorur përfaqësues dhe mercenarë ushtarakë për të vendosur bazat”, tregon raporti.

Sovraniteti i aleatëve të NATO-s kërcënohet gjithashtu nga “lufta hibride e Rusisë, duke përfshirë sulmet kibernetike, vrasjet dhe helmimet”.

Ekspertët i kërkuan NATO-s të vazhdojë të ndjekë “qasjen me dy drejtime të parandalimit dhe të dialogut”, duke e zgjeruar atë.

Burimi: https://www.themoscowtimes.com/2020/12/02/russia-will-remain-threat-to-nato-through-2030-report-says-a72206