NATO reagon pas armatosjes së Serbisë me sistem raketor rus, Pantsir S1

Aleanca Veri-Atlantike ka reaguar pas lajmit se shteti serb është pajisur me sistem rus të mbrojtjes ajrore.

Përmes një deklarate NATO ka thënë se Serbia është e lirë që të përcaktohet për marrëveshjet politike dhe të sigurisë.

“Serbia ka të drejtë të zgjedh lirisht marrëveshjet e saj politike dhe të sigurisë. NATO dhe Serbia janë partnerë të ngushtë dhe ne jemi të përkushtuar për forcimin e partneritetit tonë me Serbinë, me respekt të plotë për politikën e saj të neutralitetit”, thuhet në një përgjigje të Aleancës, të pyetur nga Radio Evropa e Lirë, në lidhje me shpërndarjen e sistemit raketor antiajror “Pantsir S1”, të cilin Serbia e bleu në bazë të marrëveshjes së vitit 2019.

Gjatë fundjavës që e lamë pas, në Serbi kanë arritur sistemet ruse të mbrojtjes ajrore, Pantsir S1, pavarësisht paralajmërimit për sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.