Dy aeroplanë francezë Mirage 2000-5 “kapën” aeroplanët rusë Su-30 dhe një aeroplan transporti An-72 mbi Detin Baltik.
Dhe imazhet e përgjimit u publikuan në Twitter (X) nga Komanda e Forcave Ajrore të NATO-s, shkruajnë mediat e huaja,
Siç thuhet më tej, incidentet ndodhën në hapësirën ajrore ndërkombëtare në veri të Polonisë më 29 shkurt.
“Shikoni se si duket kur dy francezë Mirage 2000-5 përgjojnë 2 aeroplanë rusë SU-30-M mbi Detin Baltik dje. Menjëherë pasi aeroplanët luftarakë francezë u rikthyen në një mision të ri, ku ata ‘kapën’ gjithashtu një AN-72 rus që fluturonte në hapësirën ajrore ndërkombëtare në veri të Polonisë”, thuhet në njoftim.
Siç kujtojnë mediat, aeroplanët ushtarakë francezë janë të stacionuar në disa shtete anëtare të NATO-s si pjesë e një misioni të njohur si Policia ajrore e NATO-s, i cili synon të mbrojë hapësirën ajrore të Aleancës.
Këto misione u shtuan pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022.
Check out how it looks, when 2 🇫🇷 Mirage 2000-5 intercept 2 🇷🇺 SU-30-M aircraft over the Baltic Sea yesterday
— NATO Air Command (@NATO_AIRCOM) March 1, 2024
Directly after 🇫🇷 fighters were re-tasked to a new mission, where they also intercepted a 🇷🇺 AN-72 flying in international airspace North of 🇵🇱#SecuringTheSkies #NATO pic.twitter.com/wszcsdoc4UQë atëherë, janë regjistruar disa përgjime aeroplanësh, por që asnjë prej të cilëve nuk ka rezultuar në ndonjë incident të rëndë.
Ndryshe, në mars të vitit 2023, një aeroplan rus u përplas me një dron amerikan në Detin e Zi.







