Gazetari Baton Haxhiu, duke ndarë detaje nga librat e tij, ka rrëfyer momentin kur gjatë luftës në Kosovë, ai ishte shpallur i vdekur.

Haxhiu, i ftuar mbrëmë në Pressing në T7, tregon për reagimin e tij dhe të tjerëve, kur kishte dëgjuar emrin e tij teksa raportohej se ai ishte vrarë.

‘’NATO’s i kishte rënë në dorë emrat e atyre që do të likuidoheshin, ishte Bajram Kelmendi, Fehmi Agani, edhe unë, edhe ata atë listë e kishin. Ditën kur u vra Bajram Kelmendi me fëmijët… në orën 3 ishte konferenca për shtyp, Wellby doli tha ‘’sot janë vra katër intelektualë shqiptarë, Fehmi Agani dhe Baton Haxhiu dhe dy të tjerët’’. E pash emrin tem por nuk mu dukej e sigurt se e shihesha vetën gjallë. Unë nuk bëra zë kurgjo nja dy orë. Në orën pesë DeutcheWelle, kur e kam ni emrin tim të një gazetareje ‘’sot u vranë Fehmi Agani, Baton Haxhiu’’. Unë rrijsha vetë, kur i kam pa ata po vinë, më këqyrshin, i këqyrsha,  më shumë i besojshin NATO’s që më kishte shpallë të vdekun, se sa unë që isha aty, rrijsha përballë tyre’’, ka thënë mes tjerash Haxhiu.