Natë zhgënjyese për Zhegrovën e Kryeziun, ka të reja për Kolollin

Edon Zhegrova nuk është aktivizuar fare për Baselin në ndeshjen ndaj Sion. Pasi pati paraqitje të mirë javën e kaluar, talenti kosovar sonte nuk ka marrë besimin e trajnerit duke e ndjekur nga pankina fitoren e Baselit ndaj Sion.

Natë zhgënjyese ishte edhe për kosovarin tjetër, Hekuran Kryeziun. Mesfushori kosovar u lëndua pas vetëm 15 minutash lojë dukë bërë zëvëndësim të detyruar.

Lajm i mirë ishte rikthimi i Kolollit. Pas probleme të vazhdueshme me lëndime javëve të fundit, mbrojtësi kosovar është aktivizuar në 20 minutat e fundit të ndeshjes për Zurich në humbjen 3-0 nga Lugano.