Aktivistja e njohur serbe për të drejtat e njeriut, Natash Kandiq i ka bërë thirrje të hapur presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që të tregojë se ku janë trupat e Feriz dhe Rukije Krasniqit.

“Fëmijët e Feriz dhe Rukije Krasniqit presin 17 vjet për të varrosur prindët. Të dënuarit komandanti i batalionit të prapavisë Dragisha Petroviq dhe rezervistët Tomica Joviq e Nenad Stamenkoviq dhe dëshmitarët e vrasjes, djegies së kufomave dhe bartjes së tyre, heshtin”, ka shkruar ajo në Twitter, transmeton Ballkani.info.

Natasha Kandiq kërkon nga presidenti i Serbisë që Ushtria të tregojë lokacionin. /Ballkani.info/