Nasim Haradinaj: Nuk shkoj në zyrat e OVL-UÇK-së, derisa okupatori(EULEX) të jetë atje

Nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, edhe pse kishte planifikuar të ishte në zyrat e organizatës së tij para se të arrestohej Hysni Gucati, ka thënë për IndeksOnline se nuk do të paraqitet në këto zyra, meqë aty ndodhet EULEX-i.

“ Unë nuk do të shkoj në ato zyra derisa të qëndroj okupatori aty. Unë ata nuk i njoh. Ju e dini u tregova se isha duke shkuar në zyrë se më thirri kryetari im, por meqë atë e morën, unë nuk do të shkoj në zyrë”, tha Haradinaj.

Se a do të mbajnë mbledhje të jashtëzakonshme pas arrestimit të kryetarit të tyre, Haradinaj nuk kishte ndonjë informatë, por se ka treguar se është rrugës për të ardhur në kryeqytet.