Nasim Haradinaj: Në luftë kam vra ushtarë, jo civilë. S’ka pse të më thërras Specialja

Një ndër udhëheqësit e luftës së UÇK-së në Zonën e Dukagjinit dhe në Betejën e Koshares, Nasim Haradinaj, i cili aktualisht mban pozitën e nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, ka thënë sonte se nuk ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.

“Jo more, nuk kom marrë ftesë. Në momentin që me thirrin, edhe shkoj edhe e mbroj luftën e ju boj krenar”, ka thënë ai, transmeton Ballkani.info.

Sipas tij, ai nuk ka vra civilë në luftë.

“Unë kom vra ushtarë, pse duhet mem marrë Gjykata”, ka thënë Haradinaj në Dukagjin.

Më pas, Milaim Zeka, i cili gjatë luftës në Koshare ka qenë gazetar dhe ka bashkëpunuar me Haradinajn, ka thënë se Nasimi nuk ka vra njerëz, civilë, raste që gjykohen sipas konventave ndërkombëtare. /Ballkani.info/

loading…