Naser Rugova i reagon Shqipe Mjekiqit: Përgjigjiet për rënien e LDK-së duhet kërkuar tek tre nënkryetarët aktual

Ish-deputeti dhe anëtari i LDK-së, Naser Rugova thotë se ka vite që thonë se rënia e partisë ka rënë që kur kanë nisur koalicionet joparimore.

Ai i ka reaguar nënkryetares Mjekiqi e cila ka deklaruar po të njejtat fjalë Rugova thotë se nënkryetarja Shqipe Mjekiqi përgjigjet për rënien e LDK-së duhet t’i kërkojë tek tre nënkryetarët dhe tek sekretari i përgjithshëm.

Nënkryetarë të LDK-së janë: Lutfi Haziri, Anton Quni, Gazmend Muhaxheri dhe Shqipe Mjekiqi. Sekretar i Përgjithshëm i LDK-së është Imri Ahmeti.

Postimi i tij i plotë:

Nënkryetarja e re, znj. Mjekiqi paska thënë që LDK e paska filluar rënien para disa vitesh, atëherë kur ka nisur koalicionet joparimore dhe për shkak se ndër vite e ka humbur komunikimin me bazën. EUREKA! Zbulim i madh!

Nejse, këto gjëra ne ka vite i themi, aty nuk ka asgjë të re, por znj.Mjekiqi përgjigjet duhet t’i kërkojë te tre nënkryetarët dhe te sekretari i pergjithshem, njerëzit më të fuqishëm të partisë përgjatë dekadës së fundit