“Narcizem”: Në njoftimin e fundit të FFK’së, emri i presidentit Ademi përmendet 9 herë

Në njoftimin e fundit që ka lëshuar faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), ka përmendur nëntë herë emrin e presidentit të federatës Agim Ademi.

Gazetari i sportit Arlind Sadiku ka kritikuar ashpër FFK’në për njoftimin e fundit të lëshuar për media.

Ai i ka numëruar se sa herë është shkruar fjalia e presidentit Agim Ademi, duke thënë se kjo është narcizem (adhurim i vetvetes për pamjen fizike dhe për cilësitë morale: vuan nga narcizmi).

Në njoftimin me 10 paragrafë, emri i presidentit Ademi është përmendur 9 herë.

Ajo që bie më shumë në sy, është paragrafi i fundit ku shkruan: “Futbollistët bashkë me shtabin teknik premtuan që me përkushtim dhe duke e dhënë maksimumin do të vazhdojnë ta bëjnë krenar popullin e Kosovës, tifozët tanë Dardanët dhe Presidentin ADEMI”.

Më poshtë keni njoftimin e FFK’së dhe nënvizimin e emrit të presidentit Ademi.