Nara konfirmon se Icardi edhe këtë vit do të jetë në Inter

Wanda Nara i ka thënë të gjitha por vetëm ka mbetur të konfirmohet zyrtarisht që Mauro Icardi do të mbetet një lojtar i Interit, ashtu sikurse është raportuar më parë dhe se ai do të stërvitet me skuadrën e parë këtë mbrëmje

Spekulimet se Icardi do të largohet këtë verë janë ftohur dhe këtë e ka konfirmuar edhe Wanda Nara, agjente dhe gruaja e Icardit gjatë një mbrëmja me gratë e tjera të futbollistëve të Interit, pasi që e dashura e Lautaro Martinez festoi ditëlindjen e 22-të mbrëmë.

“Edhe një tjetër vit së bashku”, ka shkruar ajo poshtë kësaj fotografie.

Sport Mediaset dhe Sky Sport Italia, në anën tjetër kanë raportuar që sulmuesi është ftuar sonte për të stërvitur në mbrëmje në San Siro.

26 vjeçari është konsideruar si person non grata gjatë pothuajse tërë verën, ka stërvitur i vetmuar përderisa skuadra ishte jashtë për ndeshjet parasezonale në International Champions Cup.

Megjithatë, ai ka dhënë disa herë shenja në rrjetet sociale se dëshiron të mbetet në skuadër të Interit dhe ti tregojë Antonio Contes, s’paku derisa shtëpia e tij e re është afër stadiumit të Interit.

loading…